Qindra qytetarë të Shalës i kanë dhënë mbështetje kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit dhe “Fillimit të Ri”, në një tubim të organizuar në Bajgorë në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 qershorit.
Gjithashtu të pranishëm në tubim ishin edhe minatorët e “Trepçës”, të cilët e falënderuan Veselin për Ligjin për “Trepçën”.
Kreu i PDK-së tha se me “Fillimin e Ri”, do të filloj një epokë e re edhe për rajonin e Shalës. “Nuk janë vetëm resurset nëntokësorë që e bëjnë të pasur Shalën. Pasuria më e madhe janë njerëzit punëtorë e të ndershëm, të cilët janë pjesë dhe bartës të “Fillimit të Ri”, për një Kosovë të re dhe të zhvilluar”.
Duke folur për minatorët, ai çm oi kontributin e tyre në të gjitha kohërat e vështira për vendin. “Ju i jepni kuptim të vërtetë “Fillimit të Ri”, meqë është gjaku dhe djersa juaj që ka hapur shtigje përpara për këtë vend. Ju jeni lavdia e së kaluarës dhe do të jeni edhe lavdia e të ardhmes”, tha ai.
Gjatë aktiviteteve në Mitrovicë në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 qershorit, kryetari Veseli, ka shtruar darkë të enjten për mësimdhënësit, mjekët, sportistët dhe artistë.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...