Propozimi i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në seancën e sotme që në ora 17:00 të bëhet votimi i pikave të ndryshme ka nxitur përplasjen e tij me deputeten e VV-së, Albulena Haxhiu.
Deputetja Haxhiu tha se VV e kundërshton këtë propozim pasi siç tha është një tendencë që të tregohet në atë kohë që Qeveria i ka numrat mirëpo opozita jo, raporton arbresh.info.
Sipas Haxhiut, ky ekzekutiv duhet ta kuptoj se është pakicë dhe nuk duhet të vazhdoj më shumë.
Kjo deklaratë e saj ka nxitur kryeparlamentarin Veseli që të deklaroj se opozitë më të dobët Kuvendi i Kosovës nuk ka pasur asnjëherë.
“Mund të ketë opozitë të dobët mirëpo më e dobët se kjo opozitë nuk ka sepse veq flet e s’merr masa, ti merre mocionin e mosbesimjit e sheh kush është pakicë e kush është shumicë. Merrni iniciativë dhe kryeni”, ka thënë Veseli.
Menjëherë ka replikuar Haxhiu e cila i ka thënë Veselit se Kushtetuta e ka edhe votëbesimin mirëpo Qeveria nuk ka guxim të përballet me të.
“Kushtetuta e ka edhe votëbesimin, nëse nuk e din po të tregoj, qeveria duhet të matet në Kuvendin e Kosovës me votëbesim dhe këtë nuk keni guxim ta bëni sepse nuk i keni numrat as një projektligj me votu”, është shprehur Haxhiu.
Veseli ia ka kthyer duke i thënë se ai e kishte kryer punën e tij kur e kishte nisur, dhe atë me 78 vota.
“Kur e kom nis e kom kry me 78 vota, niseni ju e keni kallaj me kry, shikoni a po mund ta kryeni dhe kaq është” ka përfunduar Veseli repikën./Arbresh.info
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...