Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli së bashku me bashkëshorten e tij, Violetën kanë vizituar nënën e heroit, Afrim Zhitia.
Veseli ka thënë se nëna Qamile, ashtu sikurse nënat tjera shqiptare, pavarësisht që humbi të dashurit e saj, ka vazhduar të qëndrojë si heroinë.
Postimi i tij i plotë:
Sot së bashku me Violetën ishim për vizitë tek nëna Qamile, nëna e heroit të kombit Afrim Zhitia.
Nëna Qamile humbi birin e saj në 1989 në luftë kundër forcave serbe, ndërsa para pak ditësh ajo humbi edhe bashkëshortin, por pavarësisht kësaj ajo mbanë qëndrim prej heroine.
Nënat shqiptare asnjëherë nuk janë trembur dhe kurrë nuk kanë kursyer asgjë nga vetja, as më të dashurit e tyre kur në pyetje ka ardhur atdheu dhe kombi.
Familja Zhitia janë simbol dhe frymëzim për breza të tërë për atdhedashuri e sakrificë. Nëna Qamile po qëndron e fortë si të gjitha nënat e dëshmorëve dhe luftëtarëve të lirisë.
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...