I ftuar nga diplomatët e njohur italianë, Franco Fratini dhe Ricardo Sesa, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka mbajtur një ligjëratë para diplomatëve të rinj të akredituar në Romë.
Gjatë ligjëratës, Veseli tha se krijimi i shtetit të Kosovës ka sjell stabilitet në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë.
“Kosova vazhdon të mbetet ndër faktorët kryesorë të paqes, stabilitetit, sigurisë dhe fqinjësisë së mirë në rajonin e Ballkanit. Republika e Kosovës po vazhdon rrugën e saj drejt fuqizimit të shtetësisë dhe zhvillimit ekonomik, ndërsa në këtë aspekt ne ftojmë bizneset italiane që të jenë më shumë prezente në ekonominë kosovare, e cila ka stabilitet dhe në vazhdimësi po shënon rritje”, tha Veseli.
Pas ligjëratës, kryeparlamentari Veseli ka bashkëbiseduar me diplomatët italianë, të cilët dhanë mbështetje për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, si dhe në fuqizimin e diplomacisë kosovare.
Gjatë vizitës zyrtare në Itali, kryetari Veseli është pritur në një takim të veçantë edhe nga arbëreshët e Italisë.
Gjatë kësaj pritjeje, Veseli tha se arbëreshët janë panteon i kulturës, traditës dhe mbijetesës shqiptare në Itali.
Arbëreshët performuan disa këngë të tyre tradicionale për nder të takimit me kryetarin e Kuvendit të Kosovës.
Me qëllim të ruajtjes së kulturës dhe fuqizimit të raporteve mes Kosovës dhe arbëreshëve në Itali, kryeparlamentari Veseli i ftoi një grup përfaqësues të organizatave kulturore arbëreshe për vizitë në Kosovë.
Kryetari Veseli tha se Kuvendi i Kosovës do të investojë që ta ketë një kënd të Kosovës në institucionet kulturore arbëreshe në Romë./Arbresh.info.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...