Veseli: Lufta e UÇK-së dhe sulmet e NATO-s na çuan drejtë lirisë

12:58 | 24 Mars 2017
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se nuk do ta harroj kurrë 24 marsin e vitit 1999.

Veseli, përmes një postimi në Facebook tha lufta heroike e UÇK-së dhe sulmet ajrore të ndërkombëtarëve e çuan Kosovën drejt lirisë, shkruan arbresh.info.

“Kosova nuk do ta harrojë kurrë 24 marsin e vitit 1999, kur bota u bë bashkë për t’i dhënë fund gjenocidit serb ndaj shqiptarëve. Lufta heroike e UÇK-së dhe sulmet ajrore të aleatëve ndërkombëtarë, në këtë ditë historike, po na çonin drejt lirisë. Falemnderit secilit ushtar të NATO-s dhe secilit qytetar të Kosovës për sakrificën dhe kontributin e madh për këtë vend”, ka shkruar Veseli./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme