Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në vazhdën e lëvdatave për ministra këtë herë ka zgjedhur atë të drejtësisë, Abelard Tahirin.
Ai përmes një postimi në facebook ka shkruar se Tahiri me punën e tij ka bërë që të sekuestrohen rreth 40 milionë euro, pasuri e sekuestruar nga kriminelët dhe keqpërdoruesit, shkruan arbresh.info.
“Abelard Tahirit, si politikan i ri premtues, i kam dhënë mundësinë ta dëshmojë veten si Ministër i Drejtësisë gjatë këtyre dy vjetëve. Me punë të pandalshme, pasuria e sekuestruar nga kriminelët dhe keqpërdoruesit e taksave ka arritur në afër 40 milionë euro. Këto miliona do të investohen në krijimin e vendeve të reja të punës, në krijimin e mundësive për të rinj, që të mund të qëndrojnë këtu dhe së bashku të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për shtetin. Në vend të veturave luksoze të pasanikëve të korruptuar, do të kemi investime cilësore për të rinjtë”, ka thënë ai.
I pari i Kuvendit të Kosovës ka shtuar gjithashtu se ky është shembull i luftës kundër korrupsionit.
“Ky është një shembull i luftës kundër korrupsionit dhe një prej mënyrave më të mira për ta vazhduar luftën është promovimi i njerëzve të rinj dhe kompetent si Abelard Tahiri”, ka përfunduar ai./Arbresh.info/
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...