I pranishëm në komisionin për të Vërtetën dhe Pajtimin është edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.
Ky i fundit ka thënë se ky komision është i një rëndësie të veçantë, sepse tregon vullnetin institucional dhe njerëzor për ndriçimin e të kaluarës, raporton portali arbresh.info.
“Thirrja e këtij komisioni ka një rëndësi të veçantë. Kjo tregon vullnetin tonë institucional dhe njerëzor që të ndriçojmë të kaluarën dhe të ballafaqohemi me të vërtetën e që të kemi një të ardhme më të mirë”.
Përkundër se kanë kaluar 18 vite që nga lufta në Kosovë, plagët nuk janë shëruar ende, mijëra njerëz janë të pagjetur, mijëra viktima për të cilat drejtësia nuk është vënë në vend, ka thënë Veseli
“Fatkeqësisht deri sot nuk kemi marrë as përgjegjësi politikë nga shteti serb për të kërkuar falje. Shoqëria nuk duhet të mbetet peng. Politika duhet t’i marrë përgjegjësitë e vetë që tu jap qytetarëve një të ardhme më të mirë”, përfundoi kryeparlamentari./Arbresh.info
Ministri Aliu mban konferencë për media
Sot mbahet gjykimi ndaj “Kobrës” dhe të tjerëve
Kurti dhe Vitia sot do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Fami...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka