Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka falënderuar deputetet e Kuvendit të Kosovës për interesin që treguan në lidhje me debatin për gjendjen e mjedisit në vend.
Sipas tij kjo rezultojë në miratimin e një rezolute, me një konsensus të plotë që parasheh rekomandime dhe obligime për institucionet përgjegjëse për përmirësimin e ajrit.
Postimi i plotë
“Falënderoj deputetët e Kuvendit të Kosovës për interesin e treguar dhe për debatin përmbajtjesor për gjendjen e mjedisit në vend, e që rezultoi me miratimin e një rezolute, me një konsensus të plotë, e cila parasheh rekomandime dhe obligime konkrete për të gjitha institucionet përgjegjëse për përmirësimin e cilësisë së ajrit.
Kuvendi i Kosovës do ta trajtojë me prioritet gjendjen e mjedisit dhe do të kërkojë implementimin e obligimeve të nxjerra nga kjo séance”, ka shkruar Veseli në facebook./arbresh.info
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...