Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se kushdo që i prin dialogut me Serbinë, duhet ta mbrojë Kosovën e ta respektojë Kushtetutën e vendit.
Veseli tha se nuk ka aktvendim të Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje, për të përcaktuar se kush do ta udhëheqë dialogun me Serbinë.
“Ne i kemi dhënë hapësirë edhe opozitës sa ishim në qeverisje. Kushdo që është udhëheqësi duhet të mos e dëmtoj territorin e Kosovës”, u shpreh Veseli në Tv Dukagjin.
I pari i PDK-së, thotë se partia e tij vazhdon të jetë kundër korrigjimit të kufijve.
“Ne kemi dokument të shkruar që ia kemi dorëzuar të gjitha subjekteve politike”.
“Ballafaqimi me Serbinë nuk duhet të jetë luftë e brendshme, por të jetë serioz”, përfundoi ai.
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...