Google ADS

Veseli kujton komandant “Kumanovën”

15:33 | 25 Gusht 2019
Arbresh.info

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, e ka kujtuar bashkëluftëtarin e tij, Ismet Jasharin – komandant Kumanovën në 21 vjetorin e rënies.

Veseli ka thënë se komandant Kumanovën do ta kujtojmë gjithmonë si atdhetar të madh, të guximshëm dhe të pathyeshëm.

“Ismet Jashari – komandant “Kumanova”, ishte një prej luftëtarëve më të hershëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Liria e një populli fitohet vetëm me gjak!” – thoshte gjithmonë dhe për lirinë tonë e dha edhe jetën. Sot, në 21 vjetorin e rënies heroike, e kujtojmë si atdhetar të madh, të guximshëm dhe të pathyeshëm. Rënia e tij, në përpjekje për t’i marrë trupat e ushtarëve të rënë, ishte një humbje e madhe për UÇK-në”, ka shkruar Veseli.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme