Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka marrë pjesë sot në inaugurimin e Fabrikës për përpunimin e ujit në fshatin Shkabaj të Prishtinës.
Veseli, me këtë rast tha se kjo fabrikë do të rrit kualitetin e jetës në kryeqytet dhe në qytetin e Obilit, shkruan arbresh.info.
Veseli ka uruar edhe kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe kryeministrin Isa Mustafa.
“Sot jemi para një momenti në të cilin do të bëhet edhe fillimi i punës së kësaj fabrike për të cilën duhet të jenë të sigurt të gjithë qyterarët e kryqytetit tonë dhe qytetit të Obiliqit të cilët do të kenë ujë të pijshëm për 24 orë në ditë. Kjo do të rrit kualitetin e jetës në kryeqytetin tonë dhe në qytetin e Obiliqit. Kryeqendra nuk do të jetë më narrativë për mysafirët që do të vijnë të cilët tregojnë se në Prishtinë nuk do të ketë ujë nga ora 24:00. E uroj kryetarin e Prishtinës por edhe kryemistrin e Kosovës, i falënderoj në mënyrë të veqantë edhe donatorët si Bankës Zhvillimore Gjermane”, tha Veseli./Arbresh.info.
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?