Veseli: Krusha na kujton vendosmërinë e qytetarëve tanë për liri

15:33 | 26 Mars 2018
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në një postim në rrjetin social ‘Facebook’, ka kujtuar masakrën në Krushën e Madhe, raporton arbresh.info.

Sipas tij, është Krusha e punës dhe e fjalës, e përkushtimit atdhetar të filozofit të lirisë, Ukshin Hotit.

Më poshtë keni postimin e plotë të Veselit:

Krusha na kujton vendosmërinë e qytetarëve tanë për lirinë. Është kjo Krusha e punës dhe e fjalës, e përkushtimit atdhetar të filozofit të lirisë sonë Ukshin Hotit, si dhe qindra bashkëfshatarëve të tij që i mbeten besnikë kauzës së atdheut, të çlirimit, që para 19 vjetësh kishte marrë hov të pandalshëm. Këtu shihet përkushtimi atdhetar si shembull për vlerën më të shenjtë të njeriut – lirinë. Lavdi e përjetshme heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme