Google ADS

Veseli kritikon Kurtin: Sa ishte në opozitë thërriste bashkim kombëtar, tani po i ndan shqiptarët

16:59 | 2 Qershor 2020
Arbresh.info

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka kritikuar ashpër veprimet e qeverisë Kurti e cila ka bllokuar kufirin për qytetarët e Shqipërisë, ndërkohë̈ që i ka hapë kufijtë̈ me Serbinë.

Veseli ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Albin Kurti sa ishte në opozitë i ka mashtruar qytetarët për bashkim kombëtar e tani si kryeministër i ka bllokuar kufijtë̈ shqiptarë.

Deklarata e plotë e Kadri Veselit:

Albin Kurti dështoi edhe një herë me Shqipërinë. Në opozitë, thërriste për bashkim kombëtar, ndërsa si Kryeministër po i ndan shqiptarët. Kjo Qeveri, që hapi kufirin me Serbinë, duhet urgjentisht ta hapë kufirin me Shqipërinë, pa kurrfarë pengese, në të mirë të qytetarëve të të dyja vendeve. Ky maltretim është i papranueshëm./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme