Google ADS

Veseli: Kosova shumë shpejt me ushtri

19:01 | 6 Mars 2017
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli tha se 19 vite pas luftës dhe sakrificës së familjes Jashari Kosova është shtet sovran e i pavarur.

Ai tha se kush nuk e beson këtë ai nuk e do Kosovën.

Në akademinë përkujtimore për nder të Epopesë së UÇK-së që po mbahet në Prishtinë, Veseli tha se Kosova është qartë e fokusuar në integrimin euroatlantik.

Kreu i Kuvendit tha se Kosova sot ka vizion të qartë ndërsa shtoi se Kosova shumë shpejt do ta ketë ushtrinë e saj. Ai shtoi se UÇK-ja ka qenë lëvizja më sublime e historisë më të re të Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme