Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot, në tryezën për ekstremizmin e dhunshëm dhe kthimin e luftëtarëve të huaj, që po mbahet në Tiranë, në kudër të Lutjeve të Mëngjesit, ka thënë se Kosova shquhet për masa preventive të pjesëmarrjes së të rinjve nëpër veprimtari terroriste dhe luftëra të huaja.
Në fjalimin e tij para të pranishmëve, në cilësi të panelistit, kryetari Veseli përmendi një varg masash konkrete që ka ndërmarrë Kosova në trajtimin ligjor të rasteve të dyshimta. Në këtë kuadër, Veseli përmendi miratimin nga Kuvendi të Ligjit për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit dhe atij për parandalimin e financimit të organizatave terroriste.
Duke u kthyer në gjenezën e këtij problemi në Kosovë, kryetari Veseli kujtoi tendencat e organizatave të ndryshme për indoktrinimin e të rinjve menjëherë pas luftës. Kreu i Kuvendit tha se kjo situatë është menaxhuar suksesshëm, në koordinim të ngushtë me partnerët perëndimorë, posaçërisht atyre amerikanë, deri në shpërthimin e konfliktit në Siri.
Veseli bëri të ditur se Kosova aktualisht është duke punuar në një program institucional shumë dimensional që ka për qëllim deradikalizimin e personave që kanë marrë pjesë në konfliktet e fundit në Lindjen e Mesme.
Në këtë përpjekje, Veseli tha se aleati kryesor është rinia.
“Insitucionet po punojnë që të trajtohen dhe të mos kenë vazhdimësi të veprimtarisë që kanë pasur më heret. Aleati më i madh i institucioneve tona në këtë drejtim janë vetë të rinjët e Kosovës dhe besimi tyre në vizionin evro-atlantik”, theksoi Veseli.
Ai po ashtu përmendi edhe raste konkrete të trajtimit ligjor dhe dënimeve gjyqësore që janë dhënë ndaj elementëve të tillë.
“Jemi të zotuar se do të jemi të pakompromis në këtë drejtim. Nuk do të lejojmë askend të vijë dhe të na mësojë mënyrën e jetëses tonë dhe të na ndërrojë mënyrën e sjelljes sonë”, theksoi kryeparlamentari Veseli, duke kërkuar njëkohësisht nga Bashkimi Evropian që të ndërmarrë veprime inkurajuese për qytetarët e vendit.
BIK dhe “Mbreti Selman” do t’u dhurojnë 500 fëmijëve jetimë ...
Prokuroria Themelore në Prishtinë nesër mban konferencën për...
BQK lansoi Platformën për krahasimin e produkteve dhe shërbi...
Vazhdon “magjia” e Cole Palmer në Premier League
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...