Nën organizimin e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, për dy ditë rresht, përkatësisht me 20 e 21 shkurt (sot dhe nesër), në Prishtinë mbahet Samiti i komisioneve për punë të jashtme të parlamenteve të shteteve të Evropës.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se qytetarët e Kosovës janë të përkushtuar në perspektivën e përbashkët evropiane.
“BE-ja është besimi tek liria dhe të drejtat e njeriut, te sundimi i ligjit, tek ekonomia e lirë e tregut, tek shoqëria sekulare si alternativë më e mirë që garanton bashkëjetesën mes kulturave”, theksoi kryeparlamentari.
Ai ka shprehur mirënjohje ndaj Bashkimi Evropian për përkrahjen në rrugëtimin Euro-Atlantik.
“Shteti i Kosovës e ka bërë më të sigurt stabilitetin në rajon. Pavarësisht përkatësive, secili qytetar i Kosovës është pjesë e këtij vendi”, ka thënë mes tjerash Veseli.
“Ky samit do t’i shërbeje të njëjtin qëllim, atë të afrimit me njëri tjetrit. E ardhmja është në duart tona”.
Ndërkohë ai përmendi edhe momentet kritike që po kalon Bashkimi Evropian, për të cilët zëra të ndryshëm japin analiza të kundërta, por sipas Veselit këto pikëpamje shumë shpejt do të përgënjeshtrohen.
“Vullneti për të qëndruar të bashkuar është shumë here më i fortë se tendencat që kërkojnë të kundërtën. Bashkimi Evropian është shumë më shumë se sa burokracia e një grupi mekanizmash institucional”, tha Veseli./Arbresh.info
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...