Kandidati për Kryeministër të Kosovës nga PDK, Kadri Veseli ka thënë se me qeverisjen e tij Kosova do të behet Zvicra e Ballkanit.
Këto deklarata Veseli i tha sot në Zonën Zgjedhore në Klan Kosova.
Tutje lideri i PDK-së, Kadri Veseli, nuk ka hequr dorë nga plani i tij anti-korrupsion. Madje, Veseli ka theksuar se në këtë beteje ai nuk është i vetëm.
“Nuk kam asgjë kundër askujt. Do të jem kundër çdo kujt që bie ndesh me ligjin. Nuk do të behët asnjë veprim që nuk është i pakoordinuar me SHBA-në dhe BE-në. Këto i kanë kërkuar ata”.
Ai ka thënë se plani i tij ka një periudhë të caktuar kohore, brenda të cilës do të ngritën mekanizma të reja për luftimin e efektshëm të korrupsionit.
“Po flas për disa veprime konkrete që kanë edhe parametra kohorë. S’po flas për fushatë, s’kam asgjë kundër askujt, por do të jem kundër çdokujt që është kundër ligjit dhe që ndalë perspektiven e të rinjve”.
“Nuk do të bëj asnjë veprim që do të jetë i pakoordinuar me SHBA-në dhe BE-në. Par këtë i siguroj të gjithë qytetarët dhe këto që i kanë kërkuar ata. Byroja anti-korrupsionit e ka parametrin kohor 90 ditë. S’do të shkojnë 100 ditë do të bëhet përmes Departamentit të Posaçëm të Prokurorisë dhe gjithçka ka me qenë transparent”.
“Do të marrin pjesë njerëzit që e kanë ngritur sistemin e drejtësisë dhe policisë. Njerëzit më profesionalë, partnerët tonë nga SHBA dhe BE”.
“Ligji kundër nepotizmit do të bëhet maksimum brenda 100 ditëve. Vettingu në drejtësi dhe polici dhe vendimmarrje në 100 ditëshin e parë. Legalizimi i ndërtimeve pa leje për dy vjet”.
“Veprimet që një vit i kam filluar, kam bërë reforma kur shumëkush më ka këshilluar që humbas vota, kam vendos sepse i kam dëgjuar ankesat e qytetarë. Unë i dëgjoj ata dhe nuk ju flas, janë kërkesa të tyre, nuk kanë të bëjnë fare me fushatë”.
“Kur kam shkarkuar ministra dhe zëvendësministra nuk e kam ditë që ka me pasë fushatë. Nuk e kamë ditë që Ramush Haradinaj ka me dhënë dorëheqje. Ky është plan mirë i menduar. Jam që pesë vjet kryetar dhe i di saktë kërkesat e partnerëve perëndimorë”.
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...