Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha në Akdeminë Përkujtimore me rastin e 72 vjetorit të vdekjes së Shaban Polluzhës e Mehmet Gradicës se Prishtina ka shumë hijeshi kur i ka pranë vetës këto dy figura.
“Kosova dhe Prishtina kanë dy figura që i kanë bërë ballë rezistencës. Për shumë vite këta as nuk guxuan të përmendeshin e as shumë bashkëluftëtarë të tyre që edhe sot e 72 vite nuk u dihen ku janë varret e tyre”, tha Veseli, shkruan portali arbresh.info.
Sipas Veselit, në kullat e Drenicës vërshonin luftëtarë që vinin nga të gjitha trojet e Kosovës.
“Aty ku ishim në çdo konak përmendej pushka e Shaban Polluzhës. Ne dëshironim që amanetin e tyre ta qojmë deri në fund sado që nuk ishim më të fortë se ata por ne e përcollëm edhe një rrugë tjetër sepse regjimi jogusllav i kishte shtypur në mënyrë të vrazhdë duke i përndjekur edhe në arenën ndërkombëtare”, tha ai./Arbresh.info.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...