Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli në një intervistë në Radio Televizionin e Kosovës ka thënë se ka ardhur koha për t’i dhënë fund ngecjes, pasi, sipas tij, vendi po pëson nga mungesa e vendimmarrjes, dhe problemeve sociale dhe mungesa e liberalizimit të vizav transmeton arbresh.info
“Qëndrimi im dhe i partisë Demokratike të Kosovës do të jetë në favor të qytetarëve tanë dhe në interes të shtetit tonë ta pavarur dhe sovran në integrimet euroatlantike. Duhet ta pranojmë faktin se Kosova aktualisht po ballafaqohet me mungesë të vendimmarrjes derisa jemi populli i vetëm i bllokuar që shtatë vite në liberalizimin e vizave në të njëjtën kohë kemi shumë të rinj tanë që janë ende të pa punë. Do të thotë kemi probleme sociale, në të njëjtën kohë zhvillimi ekonomik është i munguar dhe në të njëjtën kohë në aspektin e integrimeve euroatlantike kemi një sfidë dhe pengesa në këtë integrim. Ajo çfarë i duhet aktualisht Kosovës është pikërisht ajo çfarë kërkojnë qytetarët tanë. Një vendimmarrje që është efektive, e cila është në interesat e qytetarëve tonë. Një vendimmarrje e cila bën qytetarin tonë krenar me shtetin e vetë Kosovën dhe në të njejtën kohë ecë më përpara”, tha Veseli.
Ai më tej ka shtuar se ne kemi partnerë të koalicionit dhe kemi pasur disa takime me nivel të kryetarëve dhe nënkrytarëve
“ Ne kemi partnerë të koalicionit dhe kemi pasur disa takime me nivel të kryetarëve dhe nënkrytarëveme inteteres të qytetarëve dhe është që të merren vendime që janë në interes të qytetareve”., tha Veseli
Po ashtu ai ka thënë se ne e kemi ngarkuar qytetarin me gjëra të panevojshmëme siç është Demarkacioni ka pëfunduar Veseli./Arbresh.info
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...