Veseli-komisionerit Varhelyi: BE-ja ka lënë pas dore Kosovën

20:59 | 8 Tetor 2020
Arbresh.info

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kardi Veseli, është takuar me komisionerin Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Përmes një shkrimi në facebook Veseli ka thënë se komisionerit Vrahelyi i ka shprehur mirënjohje ndaj BE-së për ndihmën politike, financiare dhe teknike të vazhdueshme që i jep Kosovës.

Veseli poashtu thotë se gjatë takimit me komisionerin Varhelyi ka shprehur keqardhjen e tij se BE-ja është vonuar në shumë aspekte me rajonin tonë në përgjithësi dhe ka lënë pas dore në mënyrë të veçantë Kosovën.

Postimi i tij i plotë:

Sot pata një takim me Komisionerin Evropian për Zgjerim, Z Oliver Varhelyi, të cilit i shpreha mirënjohjen tonë ndaj BE-së për ndihmën politike, financiare dhe teknike të vazhdueshme që i jep Kosovës. I theksova mysafirit se rrugëtimi drejt Bashkimit Evropian për të qenë pjesë e barabartë e familjes evropiane është opsioni ynë i vetëm. Ky objektiv është premisa kryesore e konsolidimit të demokracisë në Kosovë, zhvillimit të saj ekonomik, por edhe përmbylljes së procesit të shtetndërtimit.
Mirëpo nga ana tjetër shpreha keqardhjen për faktin që BE-ja është vonuar në shumë aspekte me rajonin tonë në përgjithësi dhe ka lënë pas dore në mënyrë të veçantë Kosovën. Zvarritja e liberalizimit në kushtet kur Kosova ka vite që ka përmbushur kriteret, ka bërë që shumë qytetarë të Kosovës të ndihen të trajtuar në mënyrë selektive nga BE.
Me këtë rast PDK-ja fton qeverinë, që të ndjekë një kurs të qartë e dinamik politik për sa i përket integrimit evropian. Po ashtu duhet të tregohet më e përkushtuar për të përmbushur zotimet e marra në kuadër të agjendës evropiane si dhe duhet të zbatojë rekomandimet e raportit të vendit që sapo ka dalë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme