Veseli: Kolegët e opozitës duan ti bllokojnë punimet e Kuvendit

13:50 | 20 Shtator 2017
M. A.

Është ndërprerë mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës,  për shkak të mospajtimit mes pozitës dhe opozitës për caktimin e ditës së mbajtës së Seancës së jashtëzakonshme, raporton arbresh.info

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se gjatë kësaj mbledhje nuk ka pasur mirëkuptim që të kishte konsensus.

Ai e ka lidhë këtë mospajtim me fillimi e fushatës për zgjedhjet lokale.

“Mbledhja e kryesisë nuk përfundoj ashtu siç duhet, duhet ta kishim seancën e jashtëzakonshme këtë javë por ajo nuk ndodhi. Duhet se me sot filloj fushata elektorale. Gjatë gjithë kohës së mbledhjes nuk pat mirëkuptim që të kishim konsensus. Kolegët e opozitës e kishin ndarë mendjen qysh para se me ardh që të bllokonin punimet e kuvendit”, ka thënë Veseli pas takimit.

Ai tha se rregullorja e Kuvendit do të respektohet duke respektuar si pozitë si opozitë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme