Google ADS

Veseli kishte një pyetje interesante për punëtoren e Fabrikës së Ujit (VIDEO)

13:38 | 17 Mars 2017
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kryeministri Isa Mustafa, shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti morën pjesë në përurimin e Fabrikës së përpunimit të ujit në fshatin Shkabaj.

Me këtë rast, të gjithë liderët kanë hyrë edhe brenda objektit të Fabrikës ku u njoftuan me punën që zhvillohet aty, shkruan arbresh.info.

Veseli gjatë vizitës kërkoi nga punëtoret e fabrikës të sigurohej se që nga sot fëmijët e tij dhe të të gjithë kryeqytetit do të mund të pinin ujë të Prishtinës.

“Shumica prej nesh jemi familjarë, a me pi ujt e Prishtinës, fëmija jonë?”, ishte pyetje e Veselit.

Njëra prej punëtoreve e siguroi Veselin se tani e tutje të gjithë mund të pijnë me siguri të lartë ujin e Prishtinës./Arbresh.info.

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1347931455271943/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme