Veseli: Këtë javë ratifikohet demarkacioni

19:43 | 12 Mars 2018
M. A.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është shprehur i bindur se këtë javë do të ratifikohet demarkacioni me Malin e Zi.

Kryetari i PDK’së Kadri Veseli ka paralajmëruar se këtë javë do të ratifikohet demarkacioni me Malin e Zi.

Në një intervistë për televizonin publik të Kosovës, Veseli tha se janë në biseda intensive dhe se beson se kj çështje do të përfundoj këtë javë.

“Besoj se do të jetë java vendimtare e përfundimit të dramës së ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi. Është vërtetë një temë e cila është duke i shqetësuar qytetarët. Mund të them vetëm se jemi duke punuar intensivisht do të thoja se gjatë kësaj jave besoj se do ta kemi edhe përfundimin e kësaj drame’, tha Veseli.

“Besoj shumë se do të arrijmë konsensusin”, ka theksuar ai.

“Qytetarët tanë nuk e meritojnë të jenë të izoluar”, është shprehur Veseli.

Ai ka refuzuar të komentojë për mundësinë e mosratifikimit të Demarkacionit gjatë kësaj jave.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme