Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka kaluar vikendin bashkë me qindra të rinj të rajonit të Zhupës, në afërsi të Prizrenit.
Kreu i PDK-së ka treguar përmes një statusi në faqen e tij në Facebook se ka ndjekur turnirin tradicional të futbollit, ndërsa ka përgëzuar lojtarët që arritën ta fitojnë finalen e turnirit.
“Sot në Reçan, në praninë e qindra qytetarëve të rajonit të Zhupës dhe më gjerë, së bashku me ministrin Rasim Demiri ndoqëm edhe turnirin tradicional të futbollit, i cili organizohet tash e 4 dekada. Me një lojë të shkëlqyeshme të dy ekipeve, lojtarët e ekipit nga Lubinja e Epërme arritën ta fitojnë finalen e këtij turniri. Përgëzime për të gjithë!”, ka shkruar Veseli në Facebook.
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 mijë e 297 gjoba gjat...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...