Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar pas dhunës që shpërtheu në Kuvendin e Maqedonisë pas zgjedhjes së Talat Xhaferit kryetar të Kuvendit.
“Jam i shqetësuar me zhvillimet e orëve të fundit ne Maqedoni, të cilat po i përcjellim me vëmendje të shtuar. Maqedonia është një shtet mik, që e ka pranuar pavarësinë e Kosovës. I bëjmë thirrje faktorit politik që të ruaj paqen dhe stabilitetin. Është në interesin e të gjithë popujve në rajon që të ruhet stabiliteti si dhe që krizat të zgjidhen me mjete politike”, ka shkruar Veseli në Facebook.
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë