Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka përgëzuar ministrin e shëndetësisë Uran Ismaili për punën që sipas tij nuk e ka bërë askush për dy dekada në shëndetësi.
Veslei përmes një postimi në facebook ka shkruar se duke luftuar korrupsionin në shëndetësi janë shpëtuar 6 milionë euro me të cilat do të ndërtohet infrastrukturë e re, shkruan arbresh.info.
“Me vendime të guximshme, ministri Uran Ismaili ka arritur të bëjë atë që nuk e ka bërë askush për dy dekada në shëndetësi. Kështu ndodh kur vendosim njerëz të rinj në pozita udhëheqëse dhe u japim mundësi. Në takim me përfaqësuesit e Odës së Farmacistëve të Kosovës theksova se shembulli i shëndetësisë, që për herë të parë udhëhiqet nga PDK—ja, me mua si kryeministër do të jetë modeli i luftës sonë kundër korrupsionit. Me gjashtë milionë euro të shpëtuara duke luftuar korrupsionin në shëndetësi, ne tani çdo vit mund të investojmë më shumë dhe të ndërtojmë spitale të reja, të blejmë aparaturë të re dhe barna shumë më cilësore”, ka shkruar Veseli.
I pari i Kuvendit të Kosovës ka shtuar gjithashtu se qytetarët duhet të zgjedhin ku dëshirojnë t’i investojnë miliona euro.
“Kjo është zgjedhja që duhet ta bëjnë qytetarët e Kosovës: t’i investojnë miliona euro në korrupsion apo miliona euro në investime konkrete. Duke bërë zgjedhjen e duhur, ne mund ta ndërtojmë një të ardhme më të mirë në vendin tonë!”, ka përfunduar Veseli./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...