Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se institucionet e reja të vendit janë të përkushtuara maksimalisht për të përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Këtë deklaratë Veseli e ka dhënë përmes një shkrimi në llogarinë e tij në “Facebook”, pas takimit që ka zhvilluar me drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në Shërbim të Jashtëm Evropian, Angelina Eichhorst, transmeton lajmi.net.
“Me Drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në Shërbim të Jashtëm Evropian, Angelina Eichhorst, pata kënaqësinë të diskutojmë për procesin e integrimit europian të Kosovës. Institucionet e reja të Kosovës janë të përkushtuara maksimalisht për përmbushjen e kritereve që mundësojnë lëvizjen e lirë për qytetarët tanë”, ka shkruar Veseli.
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...
Sa mjaltë në ditë mjafton për imunitet të mirë?
Shenjat e horoskopit që e shijojnë beqarinë
Çfarë ndodh kur nuk pini ujë?
Çfarë ndodh kur ka mungesë të vitaminës D3?
Akrepi – Horoskopi vjetor për 2025: Janari sjell para, shtat...