Google ADS

Veseli ia ndërpret fjalën deputetit Krasniqi, Vetëvendosje braktis seancën (VIDEO)

11:34 | 2 Mars 2018
Arbresh.info

Deputeti i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi në seancën e sotme të Kuvendit ka kërkuar fjalën për të thënë disa gjëra në foltoren e Kuvendit.

Posa doli ai nisi të tregoj për vendimin e gjykatës, që e lironte atë dhe tre aktivistët tjerë nga paraburgimi.

“Jemi liruar nga një proces i montuar. Veç desha të dal dhe tua shoh fytyrat për herë të fundit juve deputetëve të PDK-së”, ka thënë Krasniqi.

I menjëhershëm ishte reagimi i kryeparlamentarit Kadri Veseli.

“Regjia ndale dhe kthehu në vend. Ske me fol sot sa të jem unë kryetar”, ka thënë Veseli, duke e urdhëruar deputetin Krasniqi të kthehet në vendin e tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme