Google ADS

Veseli i tronditur me aksidentin në Gjilan, kërkon zbardhje të rastit  

17:14 | 7 Mars 2019
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është shprehur i tronditur me aksidentin e sotëm në Gjilan.

Veseli përmes një postimi në facebook ka shprehur ngushëllime për familjet e personit që humbi jetën, shkruan arbresh.info.

“I tronditur nga aksidenti i rëndë në Gjilan, në të cilin një person humbi jetën dhe disa të tjerë u lënduan. Ngushëllime familjes së viktimës dhe shërim sa më të shpejtë të lënduarve”, ka shkruar ai.

I pari i Kuvendit ka kërkuar zbardhjen e rastit.

“Kërkoj nga institucionet përgjegjëse që të angazhohen maksimalisht për zbardhjen e rastit dhe të punojnë më shumë në parandalimin e aksidenteve”, ka përfunduar Veseli.

Ndryshe pak minuta me parë për këtë rast ka reaguar edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Edhe Pacolli ka kërkuar zbardhje më të shpejtë të rastit.

Lexo edhe: Pacolli shpreh keqardhje për aksidentin në Gjilan

Aksidenti në Gjilan ka ndodhur mesditën e së enjtes ndërsa janë përfshirë një kamion transportues dhe 10 automjete.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar gjithashtu se si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një person ndërsa kanë marrë lëndime trupore 16 të tjerë./Arbresh.info/

Lexo edhe: Momenti kur kamioni përplaset me automjetet në Gjilan

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme