Mirëpo, ftesës së Veselit deri më tani nuk i janë përgjigjur pozitivisht partitë opozitare.
Partia më e madhe opozitare në vend, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), thotë se ende nuk ka qëndrim zyrtar sa i përket kësaj ftese, por sipas zyrtarëve të kësaj partie me gjasë përgjigja do të jetë negative.
Kështu tha Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, njëherit edhe deputeti i kësaj partie, Ismet Beqiri.
KosovaPress ka kontaktuar edhe me anëtar të kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), por të njëjtit nuk kanë treguar se a do të marrin pjesë në takim.
Anëtarja e kryesisë së LVV, Tinka Kurti, përkundër që ka thënë se do të përgjigjet brenda disa orëve, nuk ka kthyer përgjigje dhe nuk iu ka përgjigjur thirrjeve të redaksisë.
As nga Partia Social Demokrate (PSD) nuk u bë e ditur nëse do të marrin pjesë në këtë mbledhje.
Zëdhënësi i kësaj partie Shkodran Hoti ka thënë se nuk ka informacion se a kanë marrë një ftesë të tillë.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), edhe pse është pjesë e koalicionit qeverisës me Partinë Demokratike që udhëhiqet nga Veseli, ende nuk kanë një qëndrim zyrtar se a do të merre pjesë në takim. Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi, ndonëse ka thënë se ende nuk e kanë shqyrtuar se a do të marrin pjesë apo jo, tha se qysh në fillim të tryezave me partitë politike janë shprehur të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre.
Sipas ftesës, thuhet se takimi do të mbahet sot, në ora 10:00 në Kuvendin e Kosovës. Takimi do të jetë i mbyllur dhe secili subjekt politik do të përfaqësohet në bazë të formatit 1+1.
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...