Veseli i dërgon telegram urimi kancelares Merkel

16:33 | 25 Shtator 2017
M. A.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i ka dërguar një telegram urimi kancelares gjermane Angela Merkel për fitoren në zgjedhjet e së dielës.

Në telegramin e tij, Veseli thekson se Gjermania është shtyllë e demokracisë në Evropë dhe ka kontribuar shumë për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, si dhe për rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

“Me rikonfirmimin tuaj si Kancelare e Republikës Federale të Gjermanisë, besoj në një Evropë më të fortë përballë sfidave që na presin”, thuhet ndër të tjera në telegramin e urimit të kryetarit Veseli.

Kryetari i PDK-së ka ritheksuar se Kosova do të ruajë përherë miqësinë me shtetin gjerman dhe nuk do të harrojë asnjëherë kontributin që ky shtet ka dhënë dhe po jep për shtetin dhe popullin e Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme