Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është shprehur i sigurtë se nesër në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, do të votohet marrëveshja e demarkacionit.
Këto komente kryetari Veseli i bëri pas takimit të kishte me shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova, shkruan arbresh.info.
“Liberalizimi i vizave duhet të ndodhë, në të njëjtën kohë ratifikimi i demarkacionit do të votohet. Kosova dhe qytetarët e saj presin një lajm të mirë dhe ne do ta sjellim nesër këtë lajm të mirë jam i sigurtë”, ka thënë Veseli.
Sipas tij, ratifikimi i kësaj marrëveshje jem sinjal të qartë që Kosova ka orientim drejt Bashkimit Evropian.
“Ratifikimi nesër jep sinjal të qartë drejt BE-së, dhe në të njëjtën kohë presim nga BE që të na ndihmojnë në rrugën drejt BE-së. Kemi bërë shumë për të arritur deri në këtë moment, s’mund të bëjmë më shumë ne si institucione dhe qytetarë përpos që presim përkrahjen e juaj. Kisha kërku nga të gjithë spektri politik që të jemi bashkërisht nesër, qytetarët presin që nesër ta votojmë demarkacionin. Patriotizmi më i madh në Kosovë është orientimi i sovranitetit tonë në Perëndim”, ka thënë ai.
Veseli, ka deklaruar se nesër është dita kur qytetarët do të marrin lajm të mirë.
“Kosova ka paguar mjaftë çmime në të kaluarën ne duhet të orientohemi në sovranit dhe në mos humbje të territorit. Nesër duhet të punojmë të gjithë bashkërisht dhe të japim një lajm të mirë. Jemi para një ditë kur do ti hapim rrugë qytetarëve tonë drejt BE-së”, ka thënë ai./arbresh.info/
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...