Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, në një tubim elektoral në Gjakovë ka thënë se nuk ka asnjë qytet në Kosovë që ka më shumë nevojë për Forcën e Ndryshimit të Partisë Demokratike të Kosovës se Komuna e Gjakovës.
Ai ka thënë se shumë janë mburrur me Gjakovën, por nuk kanë bërë asgjë për të.
“Janë zgjedhur për të udhëhequr me Gjakovën, kurse gjithë kohën mendjen dhe trupin e kanë pasur në Prishtinë. Gjakovën e kanë lënë pas dore, e kanë braktisur, e kanë tradhtuar besimin që qytetarët e Gjakovës ua kanë dhënë. Kësisoj i kanë lënduar shpresat dhe ëndrrat e gjakovarëve për një jetë më të mirë, për një Gjakovë të zhvilluar ekonomikisht”, ka thënë Veseli.
Për Partinë Demokratike të Kosovës, Veseli ka thënë se kjo gjendje është e papranueshme.
“Ne jemi parti që nuk pajtohemi me stagnimin, por kemi vetëm një opsion: ecjen përpara, zhvillimin ekonomik. Prandaj kërkojmë votën e qytetarëve të Gjakovës, kërkojmë besimin për kandidatin tonë për kryetar, Ramadan Hotin, për t’ia kthyer Gjakovës shpirtin e ndërmarrësisë”, ka thënë Veseli.
Ai ka shtuar se Gjakova ka nevojë për zhvillim ekonomik, për infrastrukturë më mirë, për lehtësira fiskale që stimulojnë prodhuesit vendorë.
“Gjakova ka nevojë për vende të reja të punës, si gjitha qytetet e vendit. Gjakova ka nevojë për lidership që merr vendime për ndërmarrësit e saj, fermerët e saj, për gratë dhe të rinjtë, studentët dhe pensionistët e saj. Gjakova ka nevojë të kthehet urgjentisht në një zonë të lirë ekonomike”, ka shtuar Veseli.
Ndërsa, kandidati për Kryetar të Gjakovës, Ramadan Hoti, ka thënë se krijimi i zonës së lirë ekonomike në Gjakovë do të jetë vendimi i parë i qeverisjes së tij.
Ai ka thënë se platforma e tij bazohet në tri shtylla kryesore, në qeverisjen e mirë, në zhvillimin ekonomik dhe në garancinë për të ardhmen e sigurt të qytetarëve të Gjakovës.
Hoti u ka premtuar qytetarëve edhe ndërtimin e stadiumit të ri në Gjakovë me partneritet publiko-privat.
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...