Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka folur në një seancë të veçantë parlamentare para grave deputete si dhe asambleisteve të komunave të Kosovës, për fuqizimin e rolit të gruas në jetën politike në shoqëri.
“Fuqizimi i grave është proces nga i cili varen të gjitha proceset tjera vitale të shtetit, në radhë të parë zhvillimi ekonomik, edukimi i të rinjve dhe demokratizimi i shoqërisë në përgjithësi. Është një parim i njohur se nuk ka shoqëri të emancipuar pa emancipimin e grave, por që të arrihet ky emancipim na duhen politika të qarta dhe të vendosura që stimulojnë gjithpërfshirjen e grave në jetën publike, në politikë, ekonomi dhe sisteme të edukimit”, tha Veseli.
Kryeparlamentari Veseli vlerësoi se barazia gjinore nuk është çështje e retorikës ditore politike e as standard formal apo dekorativ për të përmirësuar imazhin e këtij apo atij subjekti.
“Barazia gjinore është interes nacional dhe strategjik i shoqërisë sonë që aspiron zhvillimin dhe ecjen përpara në proceset evro-atlantike. Kur e them këtë, kam parasysh faktin se nuk mund të kemi zhvillim të qëndrueshëm e real, nëse gjysma e popullatës nuk është e përfshirë në jetën publike dhe ekonomike të shoqërisë”, tha Veseli.
Kreu i legjislativit ka folur në këtë seancë edhe për diskriminimin e grave në shumë fusha shoqërore, por sipas tij, gratë duhet të jenë të vendosura dhe mos të heqin dorë nga të drejtat dhe përgjegjësitë që duhet ti kenë.
Në veçanti Veseli ftoi gratë asambleiste që të jenë më të zëshme në asambletë komunale, më insistuese dhe më kreative njëkohësisht në politikat e qeverisjes lokale.
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...