Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti në takim ambasadorin e Hungarisë, Laszlo Markusz, nga i cili mori urimet për rizgjedhjen e tij në krye të Kuvendit.
Ambasadori hungarez i përcolli kryetarit Veseli ftesën e kryeparlamentarit hungarez për të marrë pjesë në Konferencën e kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, e cila do të mbahet në fund të tetorit të këtij viti në Budapest.
Veseli pranoi me kënaqësi ftesën e homologut të tij hungarez, ndërsa falënderoi ambasadorin Markusz për kontributin e Parlamentit të shtetit të tij në ngritjen e kapaciteteve të Kuvendit të Kosovës dhe forcimin e demokracisë parlamentare në vendin tonë.
Në takim ishin të pranishëm edhe zyrtarë të Parlamentit të Hungarisë, të cilët në kuadër të Projektit të Binjakëzimit i japin mbështetje administratës së Kuvendit.
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...