Krye parlamentari Kadri Veseli pas takimit me delegacionin gjermano-francez ka folur para media duke thënë se kanë marrë konfirmim nga këto dy shtete për liberalizim të vizave e për vazhdimin e dialogut.
“Patëm një takim shumë të mirë dy vendet më të fuqishme të BE-së, Gjermania edhe Franca janë përkrah nesh, janë përkrah Kosovës në rrugëtimin euro-atlantik. Gjermania edhe Franca do të përkrahin Kosovën edhe në liberalizim e vizave për qytetarët tanë një e drejtë e cila po shpresojmë që do të ndodhë këtë vit”, deklaroi Veseli.
Kryeparlamentari Veseli tha se kanë marrë një lajm të mirë edhe për dialogun Kosovë-Serbi.
“Po ashtu në procesin e dialogut është një lajm i mirë, se vendet e BE-së do të jenë të involvuara së bashku me SHBA në arritjen e një marrëveshje historike në mes të Kosovës e Serbisë e cila do t’i hapë një perspektivë të mirë të gjithë Ballkanit Perëndimor dhe të gjithë kontinentit”, shtoi ai, duke thënë se qëndrimet e delegacionit të Kosovës ishin unike. Qëndrimet e delegacionit të Kosovës ishin shumë unike. Është ditë shumë e mirë për Kosovën për vetë faktin se vende si Gjermania edhe Franca janë krah nesh edhe SHBA-të”, tha tutje Veseli.
Sipas krye parlamentarit, Gjermania e Franca nuk patën ndonjë kërkesë specifike drejtuar liderëve të Kosovës.
“Nuk ka pasur kërkesë specifike, përveç faktit që në samitin e Parisit do të shkojmë edhe më të përgatitur Gjermania edhe Franca do të jenë edhe më të involvuara në dialog, edhe SHBA-të gjithashtu. Shteti sovraniteti janë të pacenueshëm, liberalizmi dhe marrëveshja me Serbinë është në interes të të gjithë Kosovës”, përfundoi ai.
Ndryshe, sot me delegacionin gjermano-francez është takuar fillimisht presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, Pas tij me delegacionin u takua edhe kryeministri, ndërkaq, i pari i Qeverisë vazhdoi takimin me delegacionin dhe dy kryenegociatorët Shpend Ahmeti e Fatmir Limaj, derisa në takim mori pjesë edhe krye parlamentari Kadri Veseli./GazetaExpres
80-vjetori i Çlirimit, krerët e shtetit homazhe te “Varrezat...
Ramos afër klubit të njohur anglez
Forcat e sigurisë i shpërndajnë dhunshëm protestuesit në Tbi...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë uron 80- vjetorin e Çlirimit: K...
Policia e Gjilanit apelon tek të gjithë ngasësit të përshtat...
Peci dënon sulmin në objektin e Komunës së Zveçanit, publiko...