Google ADS

Veseli fillon fushatën me video në Facebook

16:52 | 23 Prill 2018
M. A.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli shprehet i kënaqur me entuziazmin e të rinjve të Kosovës të cilët po i bashkohen PDK-së në procesin zgjedhor që kjo parti po zhvillon.

Veseli ka publikuar një video ku shihet se po ndjek nga afër procesin zgjedhor në Rininë Demokratike të Kosovës.

“Të rinj anembanë Kosovës po i bashkohen Dekadës së Re. Vullneti dhe energjia e tyre do t’i sjellin Kosovës më shumë zhvillim dhe integrim, duke besuar në PDK-në dhe shtetin e Kosovës”, ka shkruar lideri i PDK-së në faqen e tij në Facebook.

Linku i videos:

https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/videos/966567383518468/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme