Veseli: Fëmijët e dëshmorëve, po japin kontributin për Kosovën e re

13:32 | 16 Mars 2018
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pritur në zyrën e tij për takim fëmijët e dëshmorëve.

Ai përmes një statusi në rrjetin social facebook ka shkruar se fëmijët e dëshmorëve po japin kontributin e tyre për Kosovën e re.

Statusi i plotë:
Prindërit e tyre luftuan dhe dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Sot, këta të rinj, djem të dëshmorëve, po japin kontributin për Kosovën e re. Bashkë diskutuam për shumë procese në vend, në veçanti për krijimin e mundësive më të mëdha për fëmijët e dëshmorëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme