Veseli falënderon të rinjtë e PDK-së për punën e palodhshme në zgjedhje

00:23 | 21 Qershor 2017
Trina Galanxhi

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka organizuar një takim “falënderimi” me të rinjtë e PDK-së, për punën e palodhshme dhe angazhimin që kanë bërë ata gjatë zgjedhjeve të 11 qershorit.

Këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, duke thënë se takimin me rininë e PDK-së është gjithmonë frymëzimin për më shumë punë dhe angazhim.

Ja postimi i tij:

Takimi me rininë e PDK-së gjithmonë është frymëzim për më shumë punë dhe angazhim.

I falënderoj të gjithë anëtarët e Rinisë Demokratike për punën e palodhshme dhe angazhimin në zgjedhjet e 11 qershorit për Fillimin e Ri – platformë e cila në thelb ka fuqizimin e rinisë tonë të mrekullueshme.

kad kad1 kad2

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme