Google ADS

Veseli falënderon Malin e Zi për ndihmën në gjetjen e zgjidhjes për Demarkacionin

18:00 | 16 Shkurt 2018
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është shprehur falënderues ndaj shtetit të Malit të Zi për mbështetjen e tyre në gjetjen e një zgjidhje për ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit.

Veseli shkruan në Twitter se ai ndjehet falënderues ndaj miqve të Malit të Zi në ndihmesën për gjetjen e një zgjidhje për Demarkacionin.

Ky është postimi i Veselit në Twitter:

“Falënderues për miqtë tanë nga Mali i Zi për ndihmën në gjetjen e një zgjidhje për demarkacionin e kufirit. Ky është një demonstrim i marrëdhënieve vërtetë të mira mes Kosovës dhe Malit të Zi”./Lajmi.net

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme