Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim anëtaren e Parlamentit Evropian, njëherësh raportuese për Kosovën, Ulrike Lunacek, në vizitën e saj të fundit në Kosovë në këtë cilësi.
Kryeparlamentari Veseli dhe raportuesja Lunacek diskutuan për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon, si dhe për raportet e shkëlqyera midis Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Parlamentit Evropian, tashmë të avancuara në nivelet më të larta të bashkëpunimit.
Kreu i Kuvendit falënderoi Lunacek për mbështetjen e madhe dhe të pakursyer që ajo i ka dhënë Kosovës, jo vetëm brenda Parlamentit Evropian, por në gjithë veprimtarinë e saj të përditshme politike në vitet e fundit.
Duke e konsideruar atë zërin më të fuqishëm të Kosovës në Evropë, Veseli vlerësoi se vendi ynë do t’i jetë përherë mirënjohës asaj për kontributin e jashtëzakonshëm në avancimin e rrugës integruese dhe për zhvillimin e përgjithshëm.
Në këtë takim, Veseli e njohu politikanen e njohur austriake me zhvillimet e fundit në Kosovë dhe për përkushtimin e institucioneve të vendit për të çuar përpara procesin e integrimit evropian, ndërsa në rrafshin e brendshëm, për t’i dhënë hov të ri zhvillimit ekonomik dhe rritjes së mirëqenies së qytetarëve.
Ulrike Lunacek, nga ana e saj, duke shprehur kënaqësinë e saj për arritjet e Kosovës në shumë fusha, theksoi përkushtimin për të mbështetur Kosovën nga cilido pozicion politik që gjendet, tashmë si një mike e dëshmuar e saj.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...