Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka kritikuar ish-kryeminstrat Isa Mustafa e Ramush Haradinaj dhe opozitën e deritashme për dëmtim të raporteve të Kosovës me miqtë ndërkombëtarë.
Pas zgjedhjeve të 6 tetorit, ku fituese doli opozita e deritashme VV-LDK, kryetari i PDK-së ka thënë se qeveria e re duhet të ketë primare luftimin e korrupsionit, të merret me papunësinë e të kujdeset për të mos vazhduar “kursin e viteve të fundit në raportin me miqtë”.
“Nga 2014-a kemi pasur rënie të raporteve. Jemi në nivelit më të ulët, për shkak të agresiviteteve brenda nesh. Duke harruar që kemi përballë Serbinë. Vuçiqi është shumë perfid. Ka arritur të depërtojë edhe në qarqet e partnerëve tanë. Edhe ne e mbajmë përgjegjësinë. Mbaj përgjegjësi shumë të madhe për dy vjetët e fundit, sepse kurrë s’do ta besoja se në qeverisjen time do të vinte në një momentum i tillë ku Kosova vihet në situatë të tillë në raport me SHBA-në e BE-në. Qeverisja që është përpara duhet të merret drejt dhe drejtpërdrejtë me sfidat që ka Kosova. Janë sfida reale. Njerëzit duan të jetojnë më mirë, duan punë. Të luftohet korrupsioni, të hapet perspektivë për investitorët dhe të ketë hapa konkretë për raportet me bashkësinë ndërkombëtare, veçanërisht me SHBA-në. Çka ka ndodhur me to është kjo: Ne kemi zbehur raportet me SHBA-në. Nga viti 2014, e dini sa letra kanë dërguar presidentët Obama e Trump. Sa ishin veshëshurdhër. Çfarë reagime ka pasur nga ish-kryeministrat, e qoftë edhe nga opozita. Dhashtë Zoti të ndërrojë. Të reflektojnë”, ka thënë ai, teksa ka akuzuar të gjithë këta edhe për mosliberalizim të vizave.
Sipas tij, sa ishte PDK-ja në krye të qeverisjeve, Kosova pa pasur partneritet të mirë dhe sukses./Koha.net
Presidentja ia kthen Kuvendit në rishqyrtim edhe një ligj, a...
Loredana rrëfën ndarjen me Mozzik: Peshoja vetëm 43 kg
Presidentja Osmani kthen për rishqyrtim Ligjin për Mbrojtjen...
Zelensky në Parlamentin Evropian: Rusia është e vetmja që ku...
Katër fitore në pesë ndeshjet e fundit, a po fillon një epok...
Arion për lidhjen me Dianën: Neve po na penalizon për lojë d...