Veseli: Evropa, Bashkimi Evropian është një prioritet i yni nacional

12:36 | 8 Maj 2018
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli në një debat para të rinjve tha se Evropa është një prioritet për Kosovën.

“Evropa Bashkimi evropian është një prioritet i yni nacional i rëndësishëm për ne për vetë faktin se ne jemi evropian. Do të ecim fuqishëm se kjo është rruga jonë, identiteti jonë. Ne jemi evropian askush nuk mund të na bëjë inferior për identitetin që e kemi”, tha Veseli.

Ai tha se Kosova është një shtet që respekton komunitetet tjera.

“Kosova është një shtet që respekton komunitetet tjera, do të ndërtojmë standarde më të larta, respektimi i shtetit ligjor, zhvillimi i ekonomisë”, u shpreh ai.

Veseli para të rinjve po ashtu tha Kosova ka përfunduar obligimet e saja që ndërlidhne me pjesën burokratike të liberalizimit të vizave.

“Ne jemi në rrugë të mbarë me marrëveshjen e stabilizim asoocimit që si një vend i pavarur kemi marrëdhënie  kontraktuale me Bashkimin  Evropian, njëjtën kohë  presim jemi të sigurt nga ana e Kosovës ne i kemi përfunduar obligimet tona cilat ndërlidhen me pjesën burokratike të liberalizimit të vizave”, tha Veseli.

Ai po ashtu të rinjve ju tha se liberalizimi i vizave është një shancë jo për me ikë jashtë Kosovës por me i rikthyer edhe ata që kanë ikur.

“Liberalizimi i vizave do të thotë shancë e mundësisë jo për me ikë jashtë se nuk do ta lëshojmë vendin Kosovë, që kemi sakrifikuar aq shumë si mundësi me i rikthye edhet ata cilët na kanë ikur. Por duhet të hiqet barriera psikologjike, veçanërisht për të rinjtë tanë mos ta shohin çfarë do të thotë ajo që u takojnë. Këtë rast të jenë evropiane autokton e mos të kenë mundësi të lëvizini në Evropë”, tha ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme