Veseli: Ëndrra e Adem Jasharit dhe mijëra dëshmorëve të Kosovës u bë realitet

21:14 | 6 Mars 2018
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka theksuar se ngjarje te 5,6,7 marsit të vitit 1998 në Prekaz nxorën para gjithë botës të vërtetën e madhe të Kosovës.

Gjithashtu Veseli ka shtuar se komandanti legjendar Adem Jashari besonte se ëndrra për liri ishte më e fortë se terrori.

Ky është postimi i plotë:

Ngjarjet e 5, 6 e 7 marsit të vitit 1998 në Prekaz nxorën para gjithë botës të vërtetën e madhe të Kosovës: Në njërën anë, kishim regjimin e egër serb të gatshëm për çdo lloj terrori, vetëm që të mbajnë nën sundim Kosovën. E në anën tjetër, popullin e saj, që kishte vendosur t’i jepte fund njëherë e përgjithmonë robërisë.
Adem Jashari besonte se ëndrra për liri ishte më e fortë se terrori. Ëndrra e Adem Jasharit dhe mijëra dëshmorëve të Kosovës u bë realitet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme