Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin me të cilin kanë vizituar xhaminë e djegur në fshatin Vërboc, vatrën e djegur mbrëmë të pyjeve në Abri, Tërdec e Baicë si dhe fermerin Mensur Gllareva.
Në njoftim thuhet se Lladrovci e ka njoftuar Veselin për të gjitha masat që ka ndërmarrë komuna për luftimin dhe parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, për bashkëpunimin e gjithanshëm dhe angazhimin për zvogëlimin e dëmeve nga pandemia.
“Të dy vizituan sot edhe xhaminë e djegur në fshatin Vërboc, ku në vendin e ngjarjes janë pritur nga kryetari i Bashkësisë Islame të Drenasit, Valon Bequku, kryemami i Bashkësisë Islame në Drenas, Mehdi Kastratin dhe imamin e Xhamisë në Vërboc, Driton Kastrati”, thuhet në njoftimin e bërë nga Komuna e Drenasit.
Tutje në njoftim thuhet se djegien e xhamisë në fshatin Vërvoc, kryetari Lladrovci e ka quajtur akt të shëmtuar e kriminal, ku djegia e monumentit më të vjetër fetar, ka zgjuar indinjatën e të gjithë banorëve të komunës dhe më gjerë.
“Edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli e ka dënuar këtë akti dhe ka shtuar se institucionet duhet të gjejnë mundësi për të riparuar këtë tempull fetar ashtu siç e meriton, sepse ky objekt nuk ka qenë vetëm shtëpi e Zotit dhe besimtarëve, por dikur ka qenë edhe vatër e strehimit e rezistencës së luftës së fundit ku qindra banorë të kësaj ane kanë qëndruar në të”, vijon njoftimi.
Më pas, kryetari Lladrovci dhe kryetari Veseli, për të parë nga afër punën e fermerëve të Drenasit, kanë vizituar fermën e Mensur Gllarevës, ku për së afërmi kanë dëgjuar për sfidat me të cilat përballet ferma e tij në këtë kohë pandemie si dhe mundësia e përkrahjes së kompanive private pas pandemisë.
Siç theksohet nga kumtesa zyrtare, ata kanë qëndruar edhe në vendin ku janë djegur dhjetëra hektarë me pyje në Abri, Tërdec e Baicë dhe kanë ftuar qytetarët të mos ndezin zjarre në natyrë.
”Katastrofa natyrore e djegies së pyjeve e cila po ndodhë javëve të fundit në komunën tonë, është e rëndë sepse po ndodh në kohën e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve dhe mbingarkimit të zjarrfikësve për shuarjen e tyre. Djegia e pyjeve është e dënueshme”, ka thënë Ramiz Lladrovci.
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...