Veseli e kujton ish-presidentin francez Chirac me një video të vitit 1999

16:24 | 26 Shtator 2019
Arbresh.info

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, në profilin e tij në Facebook, ka postuar një video të ish-presidentit francez, Jacques Chirac të vitit 1999.

Në këtë video, Chirac i drejtohet popullit francez, duke arsyetuar intervenimin e NATO-s, si pjesë e fushatës së Perëndimit për të parandaluar masakrat dhe spastrimin etnik.

“Në kujtim të mikut të Kosovës, ish-presidentit francez Jacques Chirac, i cili sot ndërroi jetë në moshën 86 vjeçare”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në Facebook, duke vendosur edhe videon në të cilin Chirac i drejtohet popullit francez më 1999.

Ky është postimi i plotë i Veselit:

“Në kujtim të mikut të Kosovës, ish-presidentit francez Jacques Chirac, i cili sot ndërroi jetë.

Si President i Francës në kohën e bisedimeve në Rambuje dhe sulmeve të NATO-s kundër Serbisë, ai ishte mbështetës i madh i popullit tonë në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë.

Ne do ta nderojmë përjetësisht kontributin e presidentit Chirac për Kosovën!

Adieu monsieur le président, repose en paix”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme