Veseli e Haradinaj bëjnë ‘fushatë’ bashkë, pa Limajn (FOTO)

14:38 | 25 Maj 2017
Arbresh.info

Vetëm pak ditë pasi u shpallën zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit nga presidenti Hashim Thaçi, partitë krijuan koalicione parazgjedhore.

LDK-AKR-Alternativa ishte koalicioni i parë i bërë publik më 16 maj ndërkohë që, në po të njëjtën ditë, PDK, AAK dhe NISMA bënë publik në orët e vona të natës lajmin së kanë arritur marrëveshje për të shkuar bashkë në zgjedhje, shkruan arbresh.info.

Kandidati i koalicionit LDK-AKR-Alternativa për kryeministër ishte caktuar ministri në largim i Financave, Avdullah Hoti nga LDK-ja ndërkaq PDK-AAK-NISMA kishin vendosur të shkonin në zgjedhje me Ramush Haradinajn si kandidat për kryeministër.

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli dhe lideri i AAK-së, njeherësh kandidati për kryeministër i koalicionit të quajtur edhe si ‘koalicioni i krahut të luftës’, Ramush Haradinaj, kanë filluar të zhvillojnë shumë aktivitete parazgjedhiore së bashku me qytetarë, studentë e biznese, shkruan arbresh.info.

Që nga 20 maji e deri më sot, Veseli dhe Haradinaj janë parë së bashku në katër aktivitete paraelektorale duke nisur me vizitën e përbashkët në fabrikën “Osa” në Rahovec më 20 maj, pastaj një vizitë në Kolegjin UBT më 22 maj, një vizitë tjetër në fabrikën e prodhimit të barnave “Trehpharm” në Fushë Kosovë më 24 maj dhe një vizitë po ashtu sot, më 25 maj në Qendrën e Inovacionit në Kosovë.

Ndërkohë, kreu i partisë tjetër të koalicionit NISMA, Fatmir Limaj nuk është parë askund me partnerët e tij, të këtij koalicioni.

I kontaktuar nga Arbresh.info, ish-deputeti i NISMA-s, Zafir Berisha ka thënë se NISMA është duke e mobilizuar projektin e saj parazgjedhor.

Ai ka thënë se Limaj ka pasur aktivitete paraelektorale me Ramush Haradinajn por pa e përmendur këtu edhe Kadri Veselin.

Ndërkohë kur është pyetur se përse Limaj nuk i bashkohet Veselit dhe Haradinajt në vizitat e tyre, Berisha ka thënë se deri në fund të fushatës do t’i shohim patjetër bashkë tre liderët.

“Ne tash jemi në projektin tonë parazgjedhor dhe para dy ditësh e ke parë Fatmirin me Ramushin në Gjakovë, dje isha unë me Fatmirin në Prizren dhe tash afati është aq i shkurtër sa duhet t’i përmbledhin të gjitha lokalitetet me aktivitete zgjedhore. Ka kohë deri në zgjedhje, dalin dalin në syrete, bëjnë një syret bashkë ata tre, ka kohë ka kohë. Ne jemi duke e mobilzuar projektin e NISMA”, është shprehur Berisha.

Sipas tij, PDK, AAK e NISMA nuk janë kurorëzuar por vetëm kanë lidhur koalicion për të shkuar me një listë zgjedhore në zgjedhjet e 11 qershorit./Arbresh.info.

18623261_784011318440743_472533248677854861_o

18623439_784011598440715_7885667044227246074_o

18671407_784011688440706_8117899959232964113_o

18527234_784011005107441_8131759739082744987_o  18620967_785173674991174_4081757146697454164_o18595568_572677432856675_1110778128414370528_o

18595533_786236031551605_632733402336500340_o18620591_573083726149379_3764976931478820776_o 18620810_786551138186761_1823628219985386593_o     18671417_573083846149367_4321510842309427236_o 18672863_786551081520100_974895344000227815_o

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme