Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se kërkesa e opozitës për të mbajtur seancë të jashtëzakonshme është absurde dhe e rrezikshme.
Ai ka thënë se kjo do të ishte vetëm në favor të Serbisë dhe kundërshtarëve të pavarësisë së vendit.
“Në vend që nesër të shkonim në Kuvend dhe të bisedonim për koncenuns nacional dhe rrugën që i hapet Kosovës drejt integrimit, ne nesër shkojmë në Kuvend të besojmë për ndarjen që është një precedentë i paprecedent. Kjo t’i ndihmojë më së shumti kundërshtarëve të pavarësisë sonë, kombit tonë dhe që t’i realizojnë qëllimet e tyre kundër nesh”, ka thënë Veseli në Zona B të Klan Kosovws.
“Është absurde dhe e rrezikshme që në Kuvend të flitet për ndarjen sepse ngjallet pasiguri të qytetarët. Ne duhet t’i tregojmë Serbisë së ky vend ka zot dhe që territori ynë është i pacenuar”, tha Veseli.
“Ka dy muaj e gjysmë – tre që u kam propozuar të gjithë liderëve institucionalë dhe partiakë një platformë të konsensusit dhe të përballemi me Serbinë. Serbia synon ta zhduk fare Kosovën. Serbia dëshiron ta gllabërojë Kosovën. Ne duhet ta bëjmë të kundërtën. Nuk ka rrugë njëdrejtimëshe por rrugë të përbashkët që është konsensusi nacional. Me Serbinë duhet të ballafaqohemi pozitë dhe opozitë”, ka deklaruar Veseli.
Veseli ka thënë se koalicioni qeverisës ka bërë një hap pozitiv sot për përbërjen e re të ekipit negociator. Ai ka thënë se kryenegociatori i ri i Kosovës për bisedimet në Bruksel, Fatmir Limaj është zgjedhur pikërisht që të jetë i pranueshëm për të gjitha palët në kuvend.
“Kemi zgjedhur një kryesues që të jetë i pranueshëm edhe për opozitën. Duhet të bëhemi bashkë dhe të ballafaqohemi me shtetin serb që ta ndalim ndikim e faktorëve pro serb që të jemi me SHBA’në dhe BE’në.”
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...