Veseli: Disa brenda PDK-së janë tejngopur dhe mendojnë se PDK-ja u ka borxh

22:14 | 30 Nëntor 2017
L G

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka analizuar rezultat e zgjedhjeve lokale dhe balotazhit të 19 nëntorit.

Ai ka lavdëruar kandidatët për kryetar të komunave që ishin fytyta të reja duke thënë se PDK është e vendosur të bëjë reforma brenda vetes.

“PDK do të ecë drejt reformave që do t’i sjellin reformë vendit, nga 11 qershori deri më 22 tetor kemi bërë disa hapa që janë fillimi i fillimit të reformave”.

“Jam krenar me këta dy kandidatë, Shaqir Totaj dhe Valdete Idrizi aq sa jam krenar me Sabiha Shalën, unë i falënderoj për garë dinjtioze, për vlerë të shtuar, i inkurajoj të vazhdojnë, jam krenar që kam marrë këto vendime”.

“Ka shumë gjëra që duhet të ndryshohen, që duhet PDK-ja t’i bëjë brenda vetes si ndryshime, duke pasur anëtarësi të jashtëzakonshme por kandidatët kanë qenë të jashtëzakonshëm”.

Veseli në Zona e Debatit në Klan Kosova ka thënë se do të fuqizojë më shumë rolin e grave dhe të rinjve brenda partisë.

“Kemi qenë partia e vetme që kemi pasur tri gra për kryetare, unë si kryetar i partisë jam krenar me to, për një punë të jashtëzakonshme, do të fuqizoj edhe më shumë rolin e gruas”.

“Do të bëj kryetare të degëve shumë gra dhe të rinj, ka shumë gjëra që duhet të ndryshohen ende brenda PDK-së”.

Por i pari i PDK-së për disa persona brenda partisë së tij, ka pasur disa cilësime, më jo të zakonshme.

“PDK ka një anëtarësi dhe kuadro të jashtëzakonshme por nuk e nënvlerësoj faktin, se disa brenda PDK-së janë ngopur, janë tejngopur, disa mendojnë se janë të pazëvendësueshëm, disa mendojnë se PDK-ja u ka borxh atyre”.

“Kjo do të ndryshojë gradualisht, disa i keni parë se si na kanë ikur, për shkak se nuk u kam dhënë hapësirë”.

“Kam qenë i vendosur, kanë gjetur rrugën e vet dhe ju dëshiroj sukses sa më larg PDK-së, ashtu sikur i thërras ata që kanë vizion për vendin t’i bashkëngjiten PDK-së”.

“Ky është një vizion i cili synon në rend të parë ndryshimin brenda vetvetes që ta arrijë ndryshimin qeverisës në nivel nacional”

“Do të vazhdojmë me ruajtjen e substancës sonte, fuqizimin e anëtarësisë të mrekullueshme, me prurje të reja dhe të ekspertëve”.

Ai ka folur edhe për zgjedhjet e brendshme të PDK-së.

“Nuk do të ketë fushata, nuk do të ketë askush ta lëndojë askënd, për shkak një mendimi ndryshe, do ta thellojë mendimin ndryshe por njerëzit që mendojnë se ju ka borxh Kosova dhe PDK-ja të jenë jashtë PDK-së”.

“Flas për koncept, vizion, moral. Kam dëshirë që të ketë reaksione, debat dhe të ketë reagime, koncepti im mund të mos fitojë, kjo është demokracia”.

“Jemi e hapur dhe transparente, jemi duke shkuar drejt zgjedhjeve të organeve”.

“Kemi komunikim intensiv me partitë e djathta konservatore, do të orientohemi drejt profilizimit të PDK-së si qendër e djathtë”.

“Do ta intensifikojmë modelin e partisë konservatore të Britanisë së Madhe dhe do të shkojmë sipas atij modeli”.

“Kemi shpallur zgjedhjet për parti, ashtu si ka qenë vendimi i Këshillit të Përgjithshëm, pas zgjedhjeve kemi shpallur zgjedhjet në parti”./ KlanKosova/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme