Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, mori pjesë dhe mbajti fjalë rasti në konferencën “Diplomacia ekonomike e Kosovës ‘Made in Kosova’”, në të cilën po marrin pjesë ambasadorë të Kosovës dhe përfaqësues të bizneseve e prodhuesve vendorë.
Veseli tha se zhvillimi ekonomik është faktori numër prej të cilit varen të gjitha proceset tjera në vend. Ai tha se vetëm një rritje e fuqishme ekonomike siguron ngritje të nivelit të punësimit në vend, rrjedhimisht edhe ngritje të standardit jetësor të qytetarëve tanë, si dhe mundësi të investimeve kapitale në sektorët tjerë vitalë për shoqërinë.
“Nuk do të mund të vazhdojmë gjatë duke mbajtur trendet e rritjes ekonomike, duke u bazuar kryesisht në investimet publike. Ne synojmë të jemi një ekonomi e konsoliduar e tregut të lirë, prandaj shteti nuk mund të zëvendësoj sektorin privat. Përkundrazi, shteti duhet të investojë në ato politika që kanë për efekt krijimin e një ambienti të favorshëm për potencialin zhvillimor të sektorit privat. Ky orientim nuk duhet të shihet vetëm si çështje kompetencash e këtij apo atij mekanizmi, e kësaj apo asaj ministrie. Angazhimi në këtë orientim na takon të gjithëve”, theksoi kryetari i Kuvendit.
Ai tha se diplomacia duhet të bëhet promovuesi kryesor i mundësive ekonomike të Kosovës dhe kjo duhet të bëhet çdo ditë, gjatë 365 ditëve të vitit. Veseli shtoi se diplomacinë ekonomike duhet bërë kriter themelor në performancën e diplomatëve të vendit tonë. Kreu i Kuvendit tha se ambasadat e Kosovës duhet të ngrisin fokusin e tyre ekonomik, nga niveli i atasheve individual ekonomikë, në nivel të departamenteve ekonomike që hulumtojnë kërkesat e investitorëve potencialë dhe orientojnë këto kërkesa drejt Kosovës.
“Na duhet të përfitojmë nga trendi global i zhvendosjes së kapitalit investiv nga vendet me ekonomi shumë të zhvilluar drejt vendeve në zhvillim. Duhet të braktisim iluzionin se përmirësimi i gjërave vjen vetvetiu. Nëse nuk veprojmë, nëse nuk angazhohemi me gjithë energjitë tona, askush nuk do të merret me ne. Kosova ka mundësi dhe do të bëhet një rrëfim suksesi ekonomik”, theksoi kryetari Veseli.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...